Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Gjakova kanë zbuluar dhe shkatërruar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis.
Aksioni është realizuar në orët e para të mëngjesit të 21 shtatorit në një zonë të Malishevës, ku pas verifikimit dhe dokumentimit të rastit, bimët janë shkatërruar në vend-ngjarje.
Policia njofton se hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar personat përgjegjës për këtë veprimtari të paligjshme.
Organet e hetuesisë janë angazhuar maksimalisht për të luftuar kultivimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike në mbarë vendin.
Njoftimi i plotë:
KULTIVIM I NARKOTIKËVE
Malishevë 21.06.2024 – 05:00. Njësitë e DHTN-Gjakovë kanë identifikuar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis. Bimët janë shkatërruar në vend-ngjarje. Rasti duke u hetuar.