Antikorrupsioni gjen shkelje në tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 13:09 | Nga

Ministria e Shëndetësisë, ka shpallur një tender për “Dislokimin e instalimeve ekzistuese dhe përgatitjen e lokacionit për ndërtimin e klinikës së re të pediatrisë në QKUK”, mirëpo i njëjti i është anuluar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pas shkeljeve të gjetura.

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi, se ka përfunduar me sukses projektet në lëmin e ndërtimtarisë gjatë tre viteve të fundit, marrë së bashku në vlerë prej 600.000.00 euro. Njëri nga projektet të ketë vlerë minimum 300.000.00 euro, dëshmia e kërkuar Lista e Projekteve të përfunduara gjatë tri viteve të fundit në vlerë prej 600.000 euro. Njëri nga projektet të ketë vlerë 300.000 euro, kërkesë kjo për të cilën Agjencia konsideron se është diskriminuese dhe kufizon konkurrencën e lirë në mesin e operatorëve ekonomik”, thuhet në publikimin e AKK-së.

AKK, thotë se veprimet e tilla bien ndesh me nenin 69 Aftësitë Teknike dhe Profesionale të Ligjit për Prokurimin Publik.

Për këtë Agjencia i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të korrigjoj gabimet në prokurim, derisa të mos përsëriten praktikat e tilla në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme