Futbollisti i njohur francez, Antoine Griezmann, është bërë baba për herë të dytë.
Sulmuesi i “Atletico Madrid”, dhe partnerja e tij Erika Choperena mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë, të gjinisë djalë.
Lajmi u bë i ditur nga vet futbollisti, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ai ka shfaqur dorën edjalit të porsalindur, teksa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “Amaro Griezmann”, duke zbuluar kështu edhe emrin e tij.
Ndërkohë, çifti janë edhe prindër të një vajze.