La Liga mund ta bllokojë transferimin e Griezmannit

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Transferimi i Antoine Griezmannit te Barcelona mund të bllokohet për shkak të mosmarrëveshjes në lidhje me shumën e paguar, ka deklaruar presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Atletico Madridi ka dorëzuar ankesë, pasi që Barcelona ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin francez, duke aktivizuar klauzolën për lirim në vlerë prej 120 milionë eurosh më 12 korrik, shkruan sot Koha Ditore.

Klauzola kishte rënë nga 200 milionë në 120 milionë euro më 1 korrik, por Atletico është ankuar, duke thënë se marrëveshja është arritur dukshëm para 1 korrikut kur klauzola ishte 200 milionë euro dhe se për këtë, Barça duhet të paguajë edhe 80 milionë euro shtesë.

“Është e mundur që të bllokohet transferimi i lojtarit”, ka thënë Tebas për “Onda Cero”. “La Liga duhet të vendosë se çfarë masa të marrë”.

Griezmann ka debutuar tashmë me Barcelonën. Luajti në miqësoren e humbur të martën ndaj Chelseat 1:2, në Japoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme