Anëtari i Kryesisë së AAK-së Anton Berisha i është kundërpërgjigjur Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi këta të fundit reaguan ndaj deklaratave të Haradinajt për mundësi bashkëpunimi me partinë e Mustafës.
Berisha e quan logjike ofertën e liderit të AAK’së për mundësinë që këto dy parti të arrinë marrëveshje në mënyrë që të formohet Qeveria.
Anton Berisha tha të martën për Express se me kalimin e kohës edhe shqyrtimi i kërkesës ka me qenë logjik.
“Po mendoj se e ka pasur një përvojë të bashkëpunimit zoti Haradinaj me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe është normale .
Ftesa është logjike ndërsa edhe me kalimin e kohës edhe shqyrtimi i kërkesës ka me qenë logjike”, tha Berisha.
I pyetur nëse beson se LDK mund të ndryshoj qëndrim, Anton Berisha tha se kjo varet nga Kryesia e LDK-së pasi ata marrin vendime.
“Këto që LDK thotë nuk ka gjasa janë deklarative, por normalisht kryesia e LDK-se duhet të mblidhet dhe shoh modalitetet e bashkëpunimit, sigurisht është më mirë që ata të merren me përmbajtjen e ofertës dhe përgjigjes” ka sqaruar ai.
Duke e komentuar rezultatin pas zgjedhjeve ai tha se këto të fundit u tregojnë dhe kërkojnë partive politike të jenë të përgjegjshme për situatën e vendit që të mos e dëmtojnë vendi.
“Kështu që vendi s’ka nevojë mu mundu ende më lojëra politike dhe të merren me procese që çojnë përpara” ka përfunduar ai.
Ndryshe sot Haradinaj në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se beson se Qeveria e re do të formohet një javë pas certifikimit të rezultateve dhe se ka një traditë të bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila mund të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme.
Kurse Haradinajt i reagoi sot ky subjekt duke thënë se lideri i AAK-së thirret në bashkëpunimin me LDK-në në kohën e Presidentit Rugova, por ai bashkëpunim sipas tyre, kishte një qëllim tjetër, dërgimin e PDK-së në opozitë.
Ndërsa tani LDK thotë se Haradinaj kërkon bashkëpunim e tyre për ta mbajtur PDK-në në pushtet.