Anton Nikë Berisha fitues i Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 11:02 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anton Nikë Berisha është fitues i Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, që u ndanë sot nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë solemne, në prag të përvjetorit të 16-të të Pavarësisë, u ndanë dhe Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023.

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” iu nda Afrim Demirit për veprën “Figura e 17-të”, përmbledhje me 40 tregime.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, e mori Halil Matoshi, për përmbledhjen e poezive “Lil’s poem”.

Çmimin për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”, juria ka vendosur të mos jepet sivjet për shkak të siç u tha “prurjeve te varfra”.

Çmimi për veprën më te mirë në kritike letrare dhe eseistike “Ibrahim Rugova”, u nda për dy autorët, Kujtim Shalës për veprën “Kënga e cjapit” dhe Nysret Krasniqit për veprën “Ekuilibri letrar”.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” e mori Blertë Ismajli për përkthimin e veprës se Jürgen Habermasit “Transformimi i ri i sferës publike dhe politika deliberative”.

Juria që lexoi dhe mori vendimet për ndarjen e këtyre çmimeve për vitin 2023, ishte në përbërje: Bardh Rugova (kryesues), Azem Deliu, Vlora Ademi, Alban Beqiraj dhe Naime Beqiraj – anëtarë.

Ministri Hajrullah Çeku falënderoi jurinë për shqyrtimin me kujdes të të gjitha aplikimeve. Ai theksoi se ky organizim është pjesë e aktivitete për shënimin e 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Laureati Anton Nikë Berisha falënderoi jurinë, e cila “ka punuar në mënyrë të pavarur”.

“Unë jam marrë me poezinë dhe veprimtarinë e Azem Shkrelit. Kur e lexon veprën e tij, e sheh sa i madh ka qenë”.

Ai tha se emri i Azem Shkrelit i bën nder jo vetëm atij që po e merr këtë çmim. “Azemi ka lënë një trashëgimi, e cila duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë”.

Ndërkaq Afrim Demiri tha se ndarja e çmimit ka rendësi por nuk është renditje e vlerave.

“Në esencë shënon një moment nxitës në raport me lexuesit kur ka kërkesa socio-ekonomike që libri të margjinalizohet”, u shpreh ai.

Demiri u shpreh i bindur se libri do t’iu mbijetojë sfidave të kohës moderne.

Edhe fituesi tjetër, Halil Matoshi, falënderoi Ministrinë dhe jurinë. “Lexuesit kanë vdekur, e librat po ia lexojmë njëri-tjetrit”, u shpreh ai.

E përkthyesja Blerta Ismaili tha se përmes përkthimeve tentohet të jepet një kontribut në fushën e letërsisë, duke theksuar se i jep vullnet marrja e një çmimi të këtillë.

Edhe Kujtim Shala u shpreh mirënjohës që po nderohen autorët.

Të ngjashme