Anton Quni: Vjosa Osmani ma dha fjalën se mbetet në LDK

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Anton Çuni e përkrah pa rezervë vendosmërinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që qeverinë e re ta bëjë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate.

Madje, është i gatshëm ta rimarrë postim e ministrit të Mbrojtjes që e ka aktualisht, nëse i besohet edhe më tej.

Si për veten, Quni nuk e di as për Vjosa Osmanin, nëse do të mbetet në pozitën që e ka, atë të kryeparlamentarës, pas krijimit të qeverisë së re, raporton Klan Kosova.

Por, pavarësisht mospajtimeve që thotë se i ka pasur me të në bisedat e shpeshta, pas qëndrimeve të kundërta të nënkryetares me partinë, Osmani ia ka dhënë këtij besën për diçka: Se do të qëndrojë në LDK.

Të ngjashme