Anulohen të gjitha fluturimet në SHBA pas ndërprerjes së sistemit FAA

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Anulohen të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) u përpoq të rregullonte një ndërprerje të sistemit të linjave ajrore.

FAA tha se kishte urdhëruar linjat ajrore të ndalonin të gjitha udhëtimet për të lejuar agjencinë të vërtetojë informacionin mbi sigurinë e informacionit, përcjell Telegrafi.

Agjencia njofton se po punon për të rivendosur në funksion sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet dhe procedurat e aeroportit.

“FAA është ende duke punuar për të rivendosur në funksion të plotë sistemin e Njoftimit për Misionet Ajrore (NOTAM). Disa funksione kanë filluar të kthehen, ndërsa operacionet e Sistemit Kombëtar të Hapësirës Ajrore mbeten të kufizuara”, tha FAA në Twitter.

Një total prej 1,230 fluturimesh u vonuan që nga orët e para të mëngjesit.

United Airlines tha se kishte ndaluar përkohësisht të gjitha fluturimet brenda SHAB-së. Lufthansa dhe Air France thanë se po vazhdonin të kryenin fluturime drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Mbi 21 mijë fluturime janë planifikuar të nisen nga aeroportet e SHBA-së, me një kapacitet prej afro 2.9 milionë pasagjerësh.

Të ngjashme