Është anuluar konferenca midis delegacionit kosovar të udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimi Europian.
Ende nuk dihet arsyet e anulimit të kësaj konference, njofton Klan Kosova.
Në orarin e Komisionit Europian ka qenë e paraparë që takimi të zhvillohet rreth orës 15:00. Pastaj takimi është shtyrë për në orën 15:30 dhe tani në faqen zyrtare nuk figuron se do të zhvillohet ky takim.
Në këtë takim është pritur që të diskutohet rreth kritereve politike, ekonomike, bashkëpunimit dhe zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.