Anulohet konkursi publik në KRU “Prishtina” për kryeshef Ekzekutiv dhe zyrtar Kryesor Financiar

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Me vendim të Bordit të Drejtorëve të KRU “Prishtina”, gjatë ditës së sotme u anulua konkursi publik në këtë ndërmarrje për dy pozitat e larta, kryeshef Ekzekutiv dhe zyrtar Kryesor Financiar, konkurs ky i shpallur më datë 18 prill 2020 me numër protokoli nr. 628.

Konkursi u anulua me arsyetimin e lëshimit të disa gabimeve teknike të cilat mund të ngushtojnë konkurrencën, duke përjashtuar personat që nuk kanë përvojë në sektorin publik.

Ua kujtojmë se, në bazë të nenit 21 dhe neni 21 paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 05/L-009 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike i Ndryshuar dhe i Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 për NP si dhe Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU”Prishtina” sh.a., në mbledhjen e Jashtëzakonshme të mbajtur më datë 07.04.2020, vendosi të publikoj konkursin për plotësimin e dy pozitave , Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor Financiar të KRU”Prishtina” sh.a.

Të ngjashme