“Anulohet mësimi 10 minuta para se të fillojë”, Azemi i reagon Komunës së Prishtinës: Fëmijët më shumë po rrezikohen nga ky vendim sesa nga shiu

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Egzon Azemi i Vetëvendosjes ka reaguar në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës për të anuluar procesin mësimor si shkak i reshjeve të shiut, për çka thotë se ky vendim është marrë 10 minuta para se të fillonte mësimi.

Ai shkruan se fëmijët më shumë rrezikohen nga ky vendim sesa nga shiu.

“Bjen pak më shumë shi, anulohet procesi mësimor. Dhe atë jo një natë më herët, por 10 minuta para se të fillonte mësimi. Shumë fëmijë më shumë po rrezikohen nga ky vendim sesa nga shiu. Komuna e eksperimenteve”, shkruan Azemi.

Të ngjashme