Anulohet panairi i veturave në Gjenevë shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Panairi i veturave në Gjenevë, që ishte planifikuar për javën e ardhshme, është anuluar.

Këtë e kanë konfirmuar organizatorët, që kanë fajësuar masat shëndetësore të ndërmarra nga Qeveria zvicerane ndaj koronavirusit, raporton Reuters.

Të premten Zvicra ka shtyrë shumë ngjarje që do të mblidhnin më shumë se 1000 njerëz, si një masë shtesë për të frenuar epideminë e re të koronavirusit, transmeton Koha.net.

“Ndjejmë keqardhje për këtë situatë, por shëndeti i pjesëmarrësve është prioriteti kryesor. Ky është një rast i forcës së lartë dhe rrethanave që janë jashtë kontrollit tonë”, është shprehur Maurice Turrettini, kryetar i “International Motor Show Geneva”.

Kurse drejtori i “International Motor Show Geneva”, Olivier Rhis, tha se biletat individuale do të rimbursohen, por ekspozuesit do të duhet të mbulojnë kostot për kabinat e vendosura tashmë, për të cilat thotë se tashmë janë kryer 90 për qind prej tyre.

Ai shtoi se shumica e veturave ishin planidikuar të arrinin gjatë fundjavës.

Rhis ka thënë gjithashtu se qyteti i Gjenevës fiton 200-250 milionë euro nga ky panair, por ende nuk mund të vlerësojë humbjet e organizatorëve për këtë anulim.

Edicioni i 90-t i “International Motor Show Geneva” ishte planifikuar të mbahej nga 5-15 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme