Ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka thënë se është anuluar protesta që pritej sot të zhvillohej nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Tahiri më anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se këtë e protestë e anulon përshkak se shoqata e gastronomëve nuk do të jetë pjesë e saj.
“Protesta e thirrur nga unë për t’i mbrojtur bizneset dhe gastronomët ishte tepër e sinqertë dhe tepër e drejtë!”.
” Sot para 20 minutave, kryetari i gastronomëve paska dalë me një deklaratë ku nuk marrin pjesë në protestë, unë me përgjegjësitë që kisha për ta, e ANULOJË PPROTESTËN PËR SOT!”.
“Ata interes nuk paskan aspak, dhe i paskan punët mirë, nuk di si dilnin në sheshe me TENGJERE E KUSIA!”, ka shkruar Tahiri.