Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka anuluar tenderin për ndërtimin e Spitalit të Podujevës.
Ndërtimi i këtij spitali nuk ishte paraparë në buxhetin për vitin 2021, përkundër që është premtuar disa herë.
Në njoftim e bërë për anulimin e tenderit thuhet se ky vendim ka ardhur për shkak të shkurtimit buxhetor.
“Sipas ligjit Nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, për projektin ‘Ndërtimi i spitalit të Përgjithshëm në Podujevë’ nuk janë ndarë mjete financiare”, bëhet e ditur në njoftim.