Anulohet vendimi për shpronësimin e pronave për autostradën Prishtinë-Pejë

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 11:24 | Nga Majlinda Ibrahimi

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për anulimin e vendimit për shpronësimin e pronave të cilat prekën nga realizimi i autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Klinë-Zahaq, raporton Ekonomia Online.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Qeverisë Albin Kurti.

Përderisa ministri i Financave dhe Transferve, Hekuran Murati, tha se Auditori i Përgjithshëm ka gjetur shkelje në vendim.

Murati shtoi se ka shpërputhje rreth 12 milionë në  vlerën e shpronësimit.

“Procesi i auditimi ka thënë se ka një shpërputhje rreth 12 milionë euro. Bazuar në tabelat, segmenti në fjalë ishte vlerësuar mbi 31 milionë euro, ndërsa pas procedimit Qeveria e ka miratuar me tabela tjera që vlerësoheshin me mbi 43 euro. Është bërë fryrje e kosots të shpronësimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme