E plotësuar: Vizita e kryeministrit malazez Marko Dushkoviq është shtyer për një datë të pacaktuar, raporton Ekonomia Online.
Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë ka bërë të ditur lajmin e anulimit të vizitës. Sipas saj, detajet rreth kësaj dhe mundësisë së organizimit të një vizite tjetër pritet të bëhen të ditura së shpejti.
Gashi, tha se arsyeja është e anulimit janë kushtet atmosferike. Markoviq pritej që sot të arrinte në orën 08:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, por mjegulla fillimisht detyroi shtyrjen e aterrimit, ndërsa tani vizita e tij është anuluar.
Mjegulla vonon fluturimin e kryeministrit malazez, agjenda shtyhet për dy orë
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq po pritet të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ai është paraparë të arrijë në orën 08:00, mirëpo fluturimi është vonuar. Shkas për këtë duket të jetë mjegulla e madhe që ka rënë mbi aeroportin e Prishtinës.
Mjegulla mbi Aeroportin e Prishtinës ka bërë që agjenda e kryeministrit malazez të shtyhet për të paktën dy orë.
Kështu thonë nga Qeveria, me ç’rast konfirmojnë se arsye e vonesës është mjegulla mbi Kosovë. Qeveria njofton po ashtu se janë në koordinim me palën malazeze gjatë gjithë kohës.
Markoviq, i cili do te qëndrojë për vizitë zyrtare gjatë ditës në Kosovë, në aeroport do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.