Vajza seksi e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Axhelina ka qenë e ftuar në emsionin “Xing me Ermalin”.
Ndër të tjera ajo ka folur edhe për lidhjen e saj me Fatmir Hysenbelliun. Ajo theksoi se nuk ishte modelja Anxhela Martini shkaku i ndarjes së tyre.
Sipas Anxhelinës ata kishin 2 vjet që ishin larg njëri-tjetrit dhe kjo solli përfundimin e marrëdhënies.
“Secili nga ne u rrit dhe u mor me gjërat e tij.”
“Megjithatë kemi mbetur miq, e urojmë njëri-tjetrin për ditëlindje dhe festa.” – përfundoi Anxhelina.