Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet provokuese në bikini nga pushimet në Ibiza

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, duket se po kalon pushimet në një resort luksoz në Ibiza të Spanjës.

Bukuroshja, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës në Instagram, ka azhurnuar fansat me imazhe e video të ndryshme.

Artistja ka publikuar disa fotografi të reja në një palë bikini shumëngjyrëshe, me të cilat ka marrë vëmendje me linjat e bujshme trupore.

Dukjen e kompletoi me syze ngjyrë të gjelbër, gjersa mbante vetëm disa unaza në duar.

Për këto poza tërheqëse, komplimentet kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Anxhelina përndryshe këtë vit ka qenë më aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore.

“No drama” mban titullin prurja e fundit e Anxhelinës e cila u prit mirë edhe nga publiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme