Anxhelina Hadërgjonaj me të tjera imazhe provokuese nga Maldive, merr vëmendje e veshur në Fendi

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka nisur pushimet prej disa ditësh dhe si destinacion ka zgjedhur ishujt Malidve.

Artistja, e cila numëron 200 mijë ndjekës në rrjete sociale, po vazhdon t’i azhurnojë me fotografi e video të ndryshme.

Bukuroshja kësaj radhe ka ndarë disa fotografi të tjera tërheqëse, në të cilat ka vënë në fokus linjat trupore.


Ajo ka publikuar një ‘selfie’ me një palë bikini të markës ‘Fendi’, gjersa në imazhin tjetër shfaqet e veshur me të njëjtin brend në një biçikletë.

Anxhelina në anë tjetër po shijon suksesin e projekteve të reja, marrë parasysh që gjatë vitit që lamë pas është rikthyer pas një kohe të gjatë në skenë.

“No Drama” është realizimi i fundit i Hadërgjonajt i lansuar në fund të janarit të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme