Këngëtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj, muaj më parë bëri rikthimin në skenë pas një periudhe të gjatë.
Megjithëse solli dy projekte për një kohë të shkurtër, artistja e njohur duket se nuk do ndalet me kaq.
Përmes një postimi të publikuar së fundmi në rrjete sociale, ajo bëri të ditur se ka gati këngën e radhës.
Krijuesja e hitit “Precious” po ashtu ka prezantuar një pjesë të klipit, i cili duket duket të jetë shumë i veçantë dhe me paraqitje të mahnitshme nga Hadërgjonaj.
“Së shpejti, Run For”, ka qenë përshkrimi i videos.