Anxhelina Hadërgjonaj ka vite që jeton dhe vepron në SHBA, ku ka krijuar edhe miqësi me personalitete të ndryshme ndërkombëtare.
Një prej tyre është edhe me aktoren e famshme amerikane të serilalit, “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell.
Kjo e fundit ka premtuar se do të vizitojë gjatë vitit të ardhshëm shtetin shqiptar pas një video të publikuar nga ana e vajzës së Albërijes.
“Mezi po pres të shkoj atje vitin tjetër”, shkruan Shay, ndërsa Anxhelina ia kthen “Edhe unë!”
Në fakt, bukuroshja shqiptare nën logon e ODA-s ka prezantuar disa nga pamjet dhe pasuritë natyrore më të bukura të Shqipërisë.
Ajo dhe miku i saj grimieri i famshëm Ariel, e kanë vizituar bashkë Shqipërinë disa herë, ndaj dhe mikesha e tyre ka vendosur ta bëjë.
Ndryshe, Anxhelina po vazhdon me projekte të ndryshme të modës përtej oqeanit Atlantik.
https://www.instagram.com/p/BrdAI3xFlsL/