Une jam Arlind Islami nga fshati Dashec, Komuna e Skenderajt. Vëllau im, Astrit Islami 30 vjeç, është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë Leukemi Akute. Aktualisht, ai gjendet në Turqi, ku ka filluar trajtimin mjekësor. Për shërimin e tij në Turqi, kërkohet të bëhet një transplant i palcës kockore, që kushton 110 mijë euro (110.000). Për fat të keq, familja jonë nuk ka mundësi që ta përballojë një shumë kaq të madhe.
Andaj, për të ndihmuar mbledhjen e mjeteve financiare, do të ishim shumë mirënjohës nëse redaksia juaj vendos që ta bëjë një artikull të shkurtër bazuar në të dhënat e lartshënuara dhe informata të tjera (xhirollogaria bankare).