Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lënë fuqi masën e paraburgimit ndaj 17 personave të dyshuar për “Përgatitje e veprave penale terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës”.
“Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit ka refuzuar sit ë pa bazuar ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve B.B,V.I.,L.M., L.M., K.P., L.V., L.G., A.A., A. Sh., Xh. T., M. Sh., B.P., L.S., A.K., H.R. dhe F.G. ,të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.11.2016”, ka njoftuar Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen, nga ana tjetër gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.