Apeli për një vit zgjodhi 130 raste të korrupsionit

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 11:52 | Nga

Gjykata e Apelit ka njoftuar se për një vit ka zgjidhur 130 raste që kanë te bëjnë me vepra penale kundër korrupsionit ndaj zyrtarëve, kurse vitin 2017, e ka filluar me 44 raste të pazgjidhura.

Po ashtu kjo gjykatë njofton se gjatë viti 2016 ka pasur në punë 174 lëndë kundër korrupsionit ndaj zyrtarëve të institucioneve të ndryshme.

“Prej tyre 17 kanë qenë të trashëguara nga vitet paraprake ndërsa 157 kanë ardhur gjatë viti 2016. Më se shumti lëndë, plot 100, janë klasifikuar si vepër penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, 27- përvetësim në detyrë, 3 – mashtrim në detyrë, 21 – marrje e ryshfetit, 2- dhënie e ryshfetit, 10- ushtrim ndikimi, 2- nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, 4 – zbulim i fshehtësie zyrtare, po kaq edhe falsifikim i dokumentit zyrtar, ndërsa vetëm 1 arkëtim dhe pagesë e kundërligjshme”, thuhet në një kumtesë të kësaj gjykate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme