Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar, ankesën e avokatit mbrojtës, ndaj Gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë Sali Berisha, kundërvazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh.
Me këtë rast Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.10.2019, sipas të cilit masa e paraburgimit do të zgjas deri më 19.12.2019.
“S.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”- njofton Gjykata e Apelit përcjellë Klan Kosova.
“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj”, shkruan në njoftimin e kësaj Gjykate.