Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, Vlora Goranit, Mentor Seferaj dhe Ali Seferaj për veprat penale “Ushtrim të Ndikimit, “Shtytje në kryerjen e veprës penale” dhe “Dhënia e ryshfetit në tentativë”.
Me këtë rast është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 28 maj të këtij viti sipas të cilit ata ishin janë liruar nga akuza.
I akuzuari i parë është liruar nga akuza për shkak të veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit”, Vlora Gorani, për shkak të veprës penale: “Shtytje në kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit”
Kjo e fundit po ashtu së bashku më Mentor Seferajn dhe Ali Seferajn janë liruar nga akuza edhe për veprën penale në bashkëkryerje “Dhënia e ryshfetit në tentativë”
Gjykata e Apelit konstaton se në aktgjykimin e atakuar nuk evidentohen shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se nuk ka shkelje as të ligjit penal.