Është e pranuar se qeni është kafsha më e afërt me njeriun. Instinktet dhe reflekset e veçanta i kanë dhënë atij vlerësime superiore dhe vetëm për qenin, veçuar prej kafshëve të tjera shtëpiake, përdoret cilësori “kafshë besnike”.
Pandemia e COVID-19, ka paralizuar jetën normale të njerëzve, duke bërë kështu që shumë qen endacak kanë mbetur pa ushqime, gjë që çon edhe në agresivitetin e tyre.
Si kafsha më besnike, i konsideron edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, i cili çdo ditë kujdeset edhe për qenët endacak në Prishtinë duke u ofruar atyre ushqim dhe ujë.
“Kjo është çështje e një edukatë që si gjeneratë që e kam pasur si fëmijë në Mitrovicë. Unë banojë këtu afër parkut prej 97 dhe kurrë nuk ka qenë nër katër apo pesë qen, dhe zakonisht unë, familjarët e mi, vajza ime edhe kolegët e tjerë përthith i ushqejmë mendojmë që ka ushqim të mjaftueshëm edhe t’i ndihmojmë sepse janë pjesë e habitatit jetësor”, thotë Hasani.
Ai thotë se sidomos tash në kohën e pandemisë janë bërë shumë qen, për të cilët nuk kujdeset askush. Sipas tij, duke mos pasur ushqim dhe ujë qentë bëhen edhe më agresiv.
“Këtu në park janë be shumë dhe kur janë në fushë dhe kur ngelin pa ushqim, njerëzit janë të këqij me ta dhe bëhen agresiv këtu 10 ose 12. Nuk kam përshtypjen se komuna apo dikush ka ndonjë kujdes për ta përveç neve privat”, tha Hasani.
Ai ka treguar tashmë është pajisur me leje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës për të lëvizur në mënyrë që të kujdeset për qentë.
“Dje kam marrë leje. Kam kërkuar në MPB ma kanë lëshuar lejen këtu dhe për në Gërmi, sepse aty janë disa këlyshë që janë në pozitë të keqe edhe aty po i ushqejmë. Tash për lëvizje nuk do të kemi problem”, tha Hasani.
Ai ka treguar se bashkë me disa banorë që jetojnë në afërsi të Parkut të Qytetit, vazhdimisht kujdesen për qentë duke i ushqyer por edhe duke i shëruar kur ata janë të sëmurë.
“Lloj-lloj ushqime. Zakonisht nuk zgjedhin qentë endacak. Ndodhë shpesh kur kanë qenë të sëmurë, kam pasur mirëkuptimin e veterinerëve të cilët na kanë ndihmuar edhe më lirë edhe i kemi shëruar sa kemi mundur, jemi një grup që banojmë afër parkut”, tregon ai.
Hasani ka bërë apel tek njerëzit që të mos i ngacmojnë qentë por ushqimet tepricë t’i lënë për ta, raporton EO.
“Thirrja është që mos me i ngucë sepse këta nuk janë agresiv nëse kanë ushqim dhe ujë. Qeni është kafsha më besnike që e kanë shoqëruar njerëzimin, nuk duhet t’i gjuajnë le to lënë në hallet e tyre gjithë ky ushqim është humane t’i ndihmojmë”, tha ai.
Hasani është shprehur se institucionet me një angazhim minimal do t’i ndihmonin qentë endacak, duke i krijuar disa hapësira të veçanta ku do të viheshin tepricat ushqimore.
“Këta duhet të marrin mësim prej Shqipërisë, ta zëmë në Shkodër çfarë shëndeti kanë qentë endacak. Apel që institucionet me një angazhim minimal ta zëmë t’i vënë 5 a 6 korita me gju ushqimin e tepërt. Qentë janë më pak agresiv kur kanë ushqim, ku qytetarët do ta linin ushqimin. Me një organizim minimal të lihet ushqim në kohë të caktuar”, tha Hasani.
Ai ka treguar se në shtëpi e mban një qen.
Edhe Segja Vehapi e cila banon në këtë pjesë të qytetit, kujdeset për qentë endacak duke i ushqyer.
“Në këtë kohë të pandemisë gjendja e qenve është shumë e vështirë, natyrisht kjo është e kuptueshme unë personalisht bashkë më disa dashamirë të kafshëve vazhdimisht po bëjmë thirrje se qentë kanë nevojë për ushqim. Këta kur janë pa ushqim dhe pa ujë egërsohen. Ne po mundohemi të bëjmë maksimumin, por është vështirë. Nuk kemi ndihmë nga komuna, vetëm me forcat tona”, tha ajo.
Ajo ka treguar se ka marrë leje për të lëvizur dhe për tu kujdesur për qentë, raporton Ekonomia Online.
“Po unë perosnlisht me disa vullnetarë të tjerë që jemi të kyçur në procesin e streilizmit e kemi lejen për qarkullim në të gjithë territorin Kosovës dhe me këtë e kemi më të lehtë t’i ndihmojmë qentë”, tha ajo.
Ajo tregon se i ka adoptuar dy qen, dhe se prej tyre e e sheh nevojën për kujdes dhe dashuri ndaj qenve.
“Unë kënaqem shumë sa herë që mundem ju ndihmuar, sidomos në këtë kohë mos hidhni ushqim por ta vendosim të shportat e bërllogut ndërsa institucionet të ndërmarrin diçka së paku për ushqim”, porositë ajo.