Apelon drejtori kosovar i OBSH-së në Bullgari: Mbani maskat e rrini larg njëri-tjetrit

| 08 Qer 2020 | 09:04 | Nga

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skënder Syla, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke folur për situatën aktuale me pandeminë COVID-19, tha se kemi sakrifikuar shumë dhe falë përkushtimit të qytetarëve e kemi tejkalu gjendjen me pasoja sa më të vogla shëndetësore.

Por, ai tha në normalitetin e ti, respektimi i masave të vëna nga IKSHPK, do të jetë kontributi më i vogël që mund të ndikojë në mbrojtjen e shëndetit publik.

Ky është postimi i plotë:

Qytetarë të dashur! Kemi sakrifikuar shumë si në aspektin social poashtu edhe atë ekonomik deri sot në përballjen me COVID-19. Falë përkushtimit tuaj dhe sjelljeve të kujdesshme kemi tejkaluar gjendjen me pasoja sa më të vogla shëndetësore.

Në normalitetin e ri të krijuar tri gjëra janë esenciale për të mbajtur situatën nën kontroll; mbajtja e distancës; vendosja e maskave sidomos aty ku nuk mund të mbahet distanca si dhe pastrimi i rregulltë i duarve.

Një kontribut i vogël i secilit nga ne do të ndikoj në mbrojtjen e shëndetit publik të të gjithë neve sidomos kategorive më të ndjeshme të popullatës.

Institucionet duhet monitorojnë dhe sigurojnë zbatimin e masave.

Të ngjashme