Debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet anëtarëve të KQZ-së lidhur me një aplikacion që është lëshuar ilegalisht gjatë ditës së djeshme, raporton Ekonomia Online. Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi kanë përmendur një lloj aplikacioni që e kanë hapur disa të rinj ku do të ndihmoheshin mërgimtarët për procesin e votimit.
“Unë kam parë një reagim se nuk është reagim i KQZ-së, është fjala për një aplikacion që E paskan hap vendet perëndimore për ndihmë të mërgimtarëve që të votojnë dhe është ky aplikacion që është dashtë me bë KQZ-ja ku ka pasur investime kapitale që kushtonte 60 mijë euro. Unë nuk jam njofto dhe nuk është reagim të KQZ-së dhe nuk pajtohem me hapat e ndërmarr në lidhje me këtë çështje është e dëmshme çka jemi duke bërë dhe është përpjeke për t’i ndaluar mërgimtarët të votojnë”
Mirëpo, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e ka kundërshtuar Kurteshin.
Ajo ka thënë se KQZ është i vetmi institucion që ka të drejtë ti ketë shënimet personale të qytetarëve.
“Ne do të reagojmë se i vetmi institucion që është i autorizuar që ti ketë shënimet personale është KQZ-ja. A je ekspert i kibernetikës ti?
Ndërsa, Sami Hamiti i është drejtuar Kurteshit se vetë këta e kanë hapur atë aplikacion dhe se është rrencë
“Është gënjeshtër dhe ju jeni rrencë dhe jeni gënjeshtar dhe jeni rrenë”.
Pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së, Sami Kurteshi nga VV-ja ka thënë se aplikacioni për ndihmës qytetarëve nga jashtë s’ka qenë i rrezikshëm. Kurteshi tha se edhe ai e ka plotësuar atë aplikacion dhe s’kërkohet numri personal. Kurteshi ka akuzuar KQZ-në se merr vendime në mënyrë të fshehtë dhe kriminale.“Në KQZ merren vendime në mënyrë të fshehtë dhe kriminale”, tha ai.