Aplikimi i teknologjisë digjitale në shkencën e historisë – Hajrizi diskuton me studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Tiranës

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka qëndruar për vizitë në Universitetin e Tiranës, gjegjësisht në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Departamentit mbi Humanititetet Digjitale, me ç’rast është zhvilluar “History Lab 12”, një diskutim i hapur me studentë dhe profesorë të këtij fakulteti.

Në kuadër të këtij diskutimi, rektori Hajrizi ka folur rreth aplikimit të teknologjisë digjitale në shkencën e historisë, rreth rritjes së qasjes dhe përdorimit të burimeve historike, si dhe mundësive për të sjellë ndryshime në mënyrën e të studiuarit të historisë.

Ndër të tjera, rektori Hajrizi ka folur rreth projektit inovativ “History Lab 12”, të drejtuar nga UBT, ku përdoret teknologjia për të sjellë historinë në një mënyrë më të sofistikuar për nxënësit, studentët dhe profesorët, duke e bërë historinë më të qartë, të kuptueshme dhe të aksesueshme për të gjithë dhe duke krijuar mundësi të ndryshme për të mësuar dhe eksploruar atë.

Rektori Hajrizi njëherit ka zhvilluar një takim me dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Sabri Laçi, me zëvendës-dekanin, Andi Pinari dhe profesoreshën Valentina Duka, me të cilët ka folur rreth rritjes së bashkëpunimit, për të krijuar mundësi të reja për studentët dhe profesorët e këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë.

Të ngjashme