Aplikohet për herë të parë në Kosovë sistemi neonatal

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 12:53 | Nga

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot në takim një delegacion të Universitetit të Dartmouth-it nga ShBA, të kryesuar nga dr. George Little, së bashku me një ekip të ekspertëve mjekësor për transport neonatal.

Në takim është biseduar për asistencën e ekipit amerikan në ngritjen e ekipeve të ngjashme të profesionistëve mjekësor në Kosovë, që do të trajnohen dhe aftësohet me ndihmën e tyre, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të transportit profesional të sapolindurve prej spitaleve të përgjithshme në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ekpi amerikan do të punojë me ekipin e transportit neonatal të QKUK-së, Gjilanit, Pejës e Gjakovës në trajnimin e stafit, zhvillimin e protokolleve dhe formave të pacientit si dhe trajnimin për mbledhjen e të dhënave.

Ky sistem i transportit neonatal pritet të aplikohet për herë të parë në rajon në Kosovë, me ndihmën e ekspertëve amerikanë të neonataologjisë, për çfarë Zëvendësministri Sadiku i falënderoi ata për asistencën e ofruar.

Ky sistem do të mundësojë qasje më të shpejtë dhe profesionale të sapolindurve në shërbime më të avancuara mjekësore, theksoi Zëvendësministri.

Në takim ishin edhe drejtoresha e Klinikës së Neonataologjisë (QKUK), dr. Mynavere Hoxha dhe udhëheqësja e “Action for Mothers and Children”, Mrika Aliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme