Apollonia plot turistë edhe verës (Video)

Prishtinë | 06 Gus 2017 | 16:52 | Nga

Shkëlqimin nuk ia zbeh as vapa përvëluese. Apollonia e lashtë tërheq turistë në çdo kohë, madje edhe atëherë kur pritshmëritë për vizitorët janë të ulëta.

Të huajt janë ata që e vlerësojnë objektivisht, pasi kanë parë edhe vende të tjera antike nëpër botë. Në fakt Apollonia e Ilirisë shquhet ndër dhjetëra qytete të tjera të lashtësisë me të njëjtin emër.

Drejtori i Parkut Arkeologjik flet për shifra rekord të vizitueshmërisë për 6 muajt e parë të vitit.

Trendi duket i njëjtë edhe për muajt e nxehtë si korrriku dhe gushti, ndërsa dihet se Shtatori është muaji i përshtatshëm për vizita në vende arkeologjike.

Mbresëlënëse dhe madhështore Apollonia nuk zhgënjen. Pjesa më e madhe e vizitorëve kanë vendosur ta vizitojnë pasi kanë parë fotot në guida turistike.

Qyteti antik ndodhet 10 kilometra larg Fierit.

Prej disa muajsh, rruga që çon drejt Parkut Arkeologjik është bërë e pakalueshme për shkak të mjeteve të gazësjellësit tap. Nga ana tjetër trafiku në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit në këtë periudhë është kaotik, për shkak të fluksit të sezonit veror. (Tv Klan)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme