Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Qeverisë së re pa zgjedhje të reja.
Apostolova shprehet se zbatimi i këtij vendimi nga akterët politikë, është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani.
”Këtu bëhet fjalë për respektimin e një elementi kyq të sundimit të ligjit”, është shprehur ajo.