Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova, tha se ndihet e shqetësuar me grevën një ditore në të gjitha shkollat e vendit, raporton Ekonomia Online. Sipas saj, fillimisht reformat duhet të bëhen në administratën publike .
“Sot dëgjova nga kolegët e mijë se është paralajmëruar grevë e shoqatës së mësimdhënësve që po kërkojnë disa dëshira të rëndësishme, njëra prej tyre është rritja e pagave”.
“Tani që po rrimë këtu mora një mesazh se prokuroria do të hyjë në grevë, kështu që jam e shqetësuar nga këso lloj qëndrimesh nga shërbyesit civil, sepse në qoftë se do të donim vërtet të kemi një zhvillim të qëndrueshëm të reformave në Kosovë, kjo duhet të filloj së pari me reformën në administratën publike”.
“Në qoftë se kemi kategorizim të kategorive të ndryshme të ofruesve të shërbimeve dhe në qoftë se ato janë të lidhura shumë mirë me buxhetin e vendit, vetëm atëherë mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm. Ndryshe, secila shoqatë mund të kërkojë, paga të reja, por në bazë të çkaje”.
Këto komente ajo i bëri gjatë prezantimit të raportit “ Zbatimi i Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë në vitin 2017”, nga Qendra për Arsimin e Kosovës (KEC).
Ajo më tej foli edhe për testin PISA dhe raportin e prezantuar, duke shtuar se reforma në arsim nuk mund të jap rezultatet të shpejta, por vetëm kur të kalojë një gjeneratë.
“Tani bazohemi në të dhëna solide në rezultatet e PISA dhe vlerësimi që kemi bërë ne si BE mbi gjendjen e reformave që po zhvillohen në arsim së pari duke filluar me ministrinë”.
“Mendoj se raporti është i dobishëm, të fillojmë me faktin se zbatimi i planit strategjik për arsimin është baza, korniza përmes së cilës duhet t’i zhvillojmë reformat në sektorin arsimor. Arsimi nuk është reformë e shpejtë, reformat në arsim jepen kur të kalojë një gjeneratë”.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, tha se reformat në arsim mund edhe të konsiderohet si ndërhyrje politike, prandaj edhe ka kërkuar që të punohet nga të gjithë në përmirësim të gjendjes.
Por ka pranuar se sfidë mbetet arritja e parametrave evropiane, që kërkon angazhim deri në vitin 2020.
“Në shumicën e rasteve dëgjojmë që arsimi është i politizuar konsideroj se janë vërejtje të zakonshme dhe të qëlluara. Është brengosëse se në momente kur ne mund të ndërmerrmi hapa konkret mund të ketë segmente që këto reforma mund t’i konsiderojnë si ndërhyrje politike”.
“Ju bëj thirrje organizatave dhe të gjithëve që janë të interesuar që të kemi një arsim më të mirë të na bëjnë presion dhe pastaj ministri të mund të bëjë presione dhe tek Qeveria. Do të jetë një angazhim i veçantë që këto të gjetura ti shtyjmë që këto gjëra të ecin përpara. Mbetet sfidë arritja e parametrave evropiane që kërkohet deri në vitin 2020”.
Kushtrim Bajrami, nga KEC, tha se sëbashku me GIZ-in kjo qendër ka ndihmuar MAShT-in në hartimin e planit strategjik për arsimin në Kosovë.
“Ka dy vite qe implementojmë një projekt të rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim(KEEN), ky projekt financohet nga zyra e BE dhe ka për qëllim të mbështesë shoqërinë civile, ka të bëjë më fushën e saj në politik bërje”.
“Gjatë vitit 2017 bashkë me agjensionet tjera me GIZ-in kemi mbështetur MASHT-in në hartimin e planit strategjik për arsimin në Kosovë. Ishte një plan gjithëpërfshirës dhe për nga përfshirja që kishte përfshirë arsimin para-fillor e deri në arsimin e lartë. Në jemi fokusuar në monitorimin e zbatimit te saj”.
Ndërsa prezantimi i raporti u bë nga Dukagjin Pupovci. Ai tha se një pjesë e madhe e buxhetit të Kosovës 16% shkon për sektorin e arsimit që sipas tij është buxheti më i madh i ndarë për këtë sektor në krahasim me vendet e rajonit.
“Plani strategjik është bërë për periudhën 2017-2021, monitorimi ma të bëjë më 10 muajt e vitit 2017. Mbi 21% e popullsisë jetojnë në varfëri, shkalla 58,7% e moshës së punës nuk punojnë dhe nuk kërkojnë punë”.
“27,8% e atyre që kërkojnë punë nuk e gjejnë dhe kjo flet për shkallë të lartë të papunësisë. Buxheti- Kosova nuk shpenzon pak me buxhetin që ka në dizpsocion, më 2016 16% e buxhetit të qeverisë shkon për arsim, nëse krahasohet me vendet e rajonit është shumë më mirë”.
Ky raport ka nxjerr përfundime të monitorimit dhe janë gjithsejtë 7: