Apostolova: Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta – zhgënjim për BE-në

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 14:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas publikimit të Dokumentit të strategjisë së zgjerimit, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apotolova ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se Komisioni dhe Parlamenti Evropian rekomandojnë që liberalizimi për Kosovën të ndodhë sa më shpejtë që është e mundur, raporton EkonomiaOnline.

Një progres tjetër sipas Apostoloves raporti përmend edhe në fushën e  sundimit të Ligjit, krimit të organizuar, si dhe reformat në administratën publike.

“Institucionet e Kosovës duhet të punojnë më me seriozitet. Ka qenë një vit politik për Kosovën. Në raportin aktual theksohet që të gjitha kriteret janë përmbushur dhe Komisioni dhe Parlamenti Evropian rekomandojnë shumë liberalizimin për Kosovën që të ndodhë sa më shpejtë që është e mundur. Mendoj që kjo është gjuha më e fortë që kemi parë në raport që nxit shtetet anëtare që të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë”.

“Qeveria ka treguar zotim për t’i zbatuar zotimet e agjendës Evropiane dhe përparim është bërë së pari në administratën publike. Një progres tjetër është bërë në sundimin e Ligjit dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit me reforma të mëdha. Shoqëria civile po luan rol të madh në jetën publike dhe Kosova fiton nga një peizazh tjetër”.

“Zhvillimi ekonomik është bërë në rreshtim tjetër në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave. Avancimet e mira janë bërë në fuqizimin e menaxhimit të financave publike kjo tregon se Kosova ka kapacitet administrativ për të zbatuar reformat. BE-ja është e gatshme të mbështes dhe me këshilla të tjera. Tani është koha të kemi rezultate të prekshme duke zbatuar ligjet e miratuara dhe reformat”.

Ajo ka përmendur edhe ngecjet e institucioneve shtetërore, me theks të veçantë mosfunksionimin e Kuvendit, taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, si dhe emërimet politike të pamerituara dhe me të kaluar kriminale nëpër pozita të larta shtetërore.

“Rruga përgjatë BE është me pengesa, për fat të keq raporti i Kosovës në frymën e balancës pasqyron sfida të vazhdueshme që Kosova përballet. Funksionimi i kuvendit minohet nga një mjedis shumë i politarizuar. Mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit mbetet e dobët”.

“Tarifa 100 për qind minon përpjekjet rajonale dhe nuk është e qëndrueshme shpresojmë ta tejkalojmë këtë pengesë për marrëdhëniet me Serbinë. Emërimet e pamerituara në baza politike kanë vazhduar në shumë raste, përndryshe emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta është zhgënjim dhe kundër vlerave evropiane”, tha ajo.

Megjithatë, shton se rruga drejt BE-së është me shumë pengesa dhe se duhet angazhim ndërinstitucionalë që të arrihen qëllimet për anëtarësimë në këtë institucion.

“Kemi dërguar porosi të qartë se nuk ka rrugë të shkurta për BE duhet të shohim sidomos sundimin e ligjit në rajon. Raportet e vitit të kaluar ky raport ofron kontabilitet më të madh duke mundësuar vlerësim më të madh se ku qëndron vendi.  Është një vlerësim i drejtpërdrejtë i rrugës së Kosovës drejt BE-së. Raporti i vitit 2019 për Kosovën ofron raport të balancuar”.

Të ngjashme