Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka hapur zyrtarisht “Shtëpinë e Evropës” në Prishtinë. Me këtë rast u hap ekspozita fotografike “Perspektiva e ndryshme” nga Agon Nimani dhe ekspozita e Qeramikës “Flakërim i dashurisë” nga Gresa Islami, raporton Ekonomia Online.
Apostolova tha se ndjehet mirë që janë hapur ambiente të reja në zemër të Prishtinës afër zyrës BE-së.
“Hapësirat e Shtëpisë së Evropës janë më të mëdha që na mundëson të takohemi ne ngjarje të shumta dhe u ftojmë të jeni partner me ne, dera e Evropës është dera për Kosovën që kemi krijua rrjete tjera gjatë viteve”, tha Apostolova.
“Jam e lumtur që filloj aktivitet e Evropës në këtë shtëpi që na bashkon gjithëve, në Bruksel dhe gjitha vendet e Evropës. Çdo ditë në Bruksel i hapin derën publikut për aktivitete dhe ne Evropë u ftojmë mundësi gjatë tërë vitit sepse kemi investua shumë në Kosovë si në infrastrukturë, ekonomi, arsim, sundim të ligjit, sipërmarrësit etj dhe kanë vlerësuar informacionin mbi BE dhe sot ne adresë tyre do jetë shtëpia e Evropës”, shtoi ajo.
Apostolova tha se investimi më i mirë që ka bërë Bashkimi Evropian në Kosovë është tek rinia të cilëve u ka mundësuar të studiojnë jashtë Kosovës, në vendet e Evropës përmes programit Erasmus +.
Ajo ndjehet e kënaqur që këta të rinj janë kthyer për të kontribuuar në vendin e tyre.
“Investimi më i mirë për të cilin krenohemi është në rini, jemi krenua çdo herë që kemi arrit me dërgua studentë për studime jashtë në Evropë dhe gëzojmë suksesin e kthimit të tyre ne Kosovë”, tha ajo.
“Ky shkëmbim është një prej qëllimeve të përbashkëta të kësaj hapësire te frymëzohemi nga sukseset e njerëzve që bëjnë ndryshime në Kosovë dhe jashtë dhe u ftoj të bashkëpunoni me ne”, shtoi Apostolova.