E plotësuar: Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar edhe njëherë që të mos japin data për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti.
Apostolova tha se ky është në proces në bërje dhe se sipas saj, tash i mbetet shteteve në mënyrë individuale të vendosen për lëvizjen pa viza.
Këto komente ajo i bëri në takimin që bashkë kreun e Kuvendit, Kadri Veseli zhvilluan mëngjesin e sotëm me anëtarët e Komisionit për Legjislacion.
“Ne nuk dëshirojmë të flasim lidhur me datat. E rëndësishme është përkrahja që Komisioni dhe Parlamenti ka dhënë Kosovës për liberalizimin. Tash është në duart e shteteve anëtare kjo është pse nuk dua të deklaroj lidhur me data për shkak se është proces. Bëni punën tuaj”.
“Nëse e menaxhoni që të përfundoni ligjet që janë esenciale për liberalizimin e vizave sidomos për kriteret e fundit. Kjo do të krijoj përshtypje shumë të mirë tek është të cilat do të marrin këtë vendim”.
“Ne kemi pasuar një takim konstruktiv me Veselin. Ne kemi vendosur që ta kemi këtë takim sepse janë disa ligje të cilat janë shumë të rëndësishme të lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Imazhi i Kosovës është i vendosu në një nivel të lartë dhe shtetet e be do të kenë një vendim për vizat që është në proces”.
Apostolova ka folur për seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet rreth korrigjimit të kufijve dhe procesit të dialogut Kosovë-Serbi, por ka refuzuar të tregojë nëse e përkrah rezolutën e propozuar nga LDK-ja.
“Sa i përket dialogut ne jemi të interesuar që të ketë konsensus mes partive dhe shpresoj në dialogun që do të arrihet. Nuk mund të them asgjë sa i përket rezolutës”.
Ndërsa kryekuvendari Kadri Veseli, thotë se liberalizim i vizave është e drejtë e qytetarëve të Kosovës dhe se duhet të ndodh në fund të viti.
“Ideja është shumë e qartë ne do të lëvizim drejtë BE-së do të përmbushim çdo kriter që ka të bëjë me agjendën e reformave evropiane ky ishte edhe zotimin që kishin në komision. Përkrahja e zyrës së BE-së është shumë e sinqertë, është shumë e drejtpërdrejt”.
“BE është prioritet është edhe qëndrim i yni është identit i yni ne do të lëvizim në këtë drejt për aq sa liberalizimi i vizave është enjë e drejtë që duhet të ndodh në fund të këtij viti. Racizmi nuk duhet të ndodh në Evropë ne duhet të jemi bashkërisht pjesë e zhvillimeve evropiane”.
Veseli dhe Apostolova mbajnë takim të mbyllur me anëtarët e Komisionit për Legjislacion
Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është duke u mbajtur takimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe me anëtarët e Komisionit për Legjislacion.
Pas këtij takimi të mbyllur, pritet që të ketë konferencë për media, raporton Ekonomia Online.