Apostolova në Ditën e Evropës: Për Kosovën synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro (Video)

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët për Ditën e Evropës.

Përmes një videoje, ajo ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë të gjithë evropianët që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë Covid-19.

Apostolova ka theksuar se Bashkimi Europian synon që t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën që do të shërbejnë në stabilizimin e ekonomisë në vend.

“Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin”.

“Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për stabilizim makro-ekonomik dhe mbështetje socio-ekonomike. Kosova mund të llogaris në mbështetjen tonë”.

https://www.facebook.com/EuropeanUnionInKosovo/videos/546634176278961/?v=546634176278961
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme