Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosova, tha se zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), duhet të mbetet një ndër prioritetet kryesore të Kosovës, duke marrë për bazë se ky është një dialog i nivelit të lartë ndërmjet Qeverisë dhe Komisionit Evropian.
Sipas saj, nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por që duhet të shihen rezultate në praktikë, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ajo i bëri në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) me temë “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) – Sfidat dhe Pritshmëritë”.
“Nuk mjafton vetëm të miratohet ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, dihet të shohim rezultatet në praktikë”.
Sipas saj, implementimi i ERA-s është dashur që të përfundoj vitin e kaluar, por që institucioneve u mbetet që reformat të përmbushen deri në shtator.
“Ka shumë implementime të cilat janë në pikëpyetje. Është dashur të përfundojë deri në fund të vitit të kaluar megjithëse kemi pasur tri runde të zgjedhjeve, qeveria s’ka qenë funksionale për kohë të gjatë”.
“Prioritetet kryesore në shtyllën e parë në bazë të meritave dhe depolitizimit, zyrtarëve civile dhe ndërmarrjeve publike. Kemi parë iniciativa si pjesëmarrja e agjencive të reja që shkon kundër tabelës së reformave”.
“Është me rendësi që të kemi përpjekje që Kosova t’i implementojë shumicën e rekomandimeve deri në shtator. Do të jashtë më mirë për Kosovën”.
“Sa më e rëndësishme është tash, të fokusohen në ligj që lidhen më zbatimin e ligjeve. Kosova ka nevojë për reforme të vërtetë. Kemi procese të shumta me rendësi për liberalizimin e vizave. Zbatimi i ligjit është më rëndësi madhore për ne”.
Edhe Willems theksoi kërkesën e Apostolovas që plani i ERA-s të zbatohet plotësisht deri në muajin shtator të këtij viti.
Ajo kërkoi nga institucionet që të përkushtohen në më zbatimin e këtij plani, në të cilin sipas saj përpos institucioneve duhet të marrin pjesë edhe shoqëria civile, komuniteti i biznesit, mediet dhe qytetarët, raporton EO.
“MSA dhe era janë kryesore. ERA ofron mundësi për përmirësimin e ligjit dhe investimeve, punësimin e arsimin. Jo të gjitha objektivat e ERA janë zbatuar she pse jemi zbatuar për kohën. Në aspektin pozitiv jam e lumtur të shosh që për zbatimin e ligjit ka shkallë më të lartë të arritshmerisë. Ndryshimi i politikave është dhe duhet të mbetet dokument kyç për ecjen e Kosovës përpara. Implementimi konkret mbetet sfidë kryesore për Kosovën”.
“Është kruciale që Kosova të arrijë t’i zbatojë reformat e dala nga ERA. Kërkon përkushtim politik, ky është procesi juaj jo i yni, është në dorën tuaj. Me forcat e përbashkëta mund të arrijmë rezultatet konkrete që ti arrijmë objektivat. Deri në shtator era 2017 duhet të realizohet plotësisht. I bëjë thirrje institucioneve që të realizojnë. Qytetarët presin qe të demonstroni realizimin. Presim nga Kosova përkushtim drejt reformave të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse”.