Apostolova: Të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka folur rreth takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësit politikë në Kosovë, ku ka theksuar se takimi me ta nuk nënkupton përkrahje për pozicionin e tyre.

Sipas saj, qëndrimi i Bashkimit Europian është që të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Në lidhje me takimet e mia me udhëheqësit e Kosovës, unë theksoj se takoj të gjitha partitë politikë dhe liderët e tyre në kuadër të mandatit tim diplomatik”.

“Takimi me ta nuk nënkupton mbështetje për pozicionin e tyre. Pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.


Të ngjashme