Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë sot selinë e Termokos-it në Prishtinë.
Në një njoftim për media, thuhet se qëllimi i vizitës është për të parë funksionimin e impiantit dhe shërbimit që ofron për qytetarët e Prishtinës, përpara sezonit të ri të ngrohjes.
Sipas këtij njoftimi, BE-ja deri më tani ka dhuruar 14 milionë euro për përmirësimin e Sistemit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë, dhe ka në plan të investojë edhe më tej në mënyrë që të mundësojë shërbimin për më shumë qytetarë.