Apple, 78 miliardë dollarë nga shitja e iPhone në tremujorin e fundit

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 14:57 | Nga

Tremujori i fundit i vitit 2016 për kompaninë Apple ka shënuar një rekord të ri sa përket të ardhurave nga shitja e celularit iPhone.

Kompania ka publikuar një të dhënë sipas së cilës “tremujori i fundit i vitit të kaluar paraqet një rekord të ri për sa u përket të ardhurave, me të hyra prej 78 miliardë dollarë gjatë periudhës tetor-dhjetor”.

Apple thotë se shifrat e fundit paraqesin rritje të të hyrave për 3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur të hyrat kanë qenë 75 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jemi të emocionuar që mund të informojmë se rezultatet nga tremujori i festave i kanë dhënë kompanisë Apple të hyrat më të larta tremujore që janë arritur ndonjëherë, duke thyer kështu rekorde të shumta”, deklaroi drejtori Ekzekutiv, Tim Cook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme