Apple bie në të hyra, siç edhe pritej

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 12:04 | Nga

Apple raportoi shitje më të ulëta në baza vjetore për të tretin tremujor radhazi, duke përfshirë edhe TM3 të këtij viti, por rënia prej 9 për qind në 46,85 miliardë dollarë ishte në përputhje me parashikimet e kompanisë.

Fitimi neto ka rënë në 9.01 miliardë dollarë, ose 1.67 USD për aksion prej 11.12 miliardë dollarë, ose 1.96 USD për aksion, sa ishte një vit më parë.

Me iPhone 7 që u lansua në fund të shtatorit, të ardhurat nga produkti i kompanisë ranë për 13 për qind nga viti në vit, por u rritën me 17 për qind nga tremujori i kaluar në 28.16 miliardë dollarë.

Shitjet e njësive arritën në 45,51 milionë, 5 për qind mbi baza vjetore dhe 13 për qind më shumë në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Shitjet e iPad ishin të qëndrueshme nga viti në vit në 4.26 miliardë dollarë, ndërsa shitjet e njësive ishin poshtë për 6 për qind në 9.27 milionë.

Të ardhurat e Mac ranë për 17 për qind nga një vit më parë për 5.74 miliardë dollarë.

Në baza gjeografike, Apple ka vazhduar të tregojë rënie të mprehtë me shitjet në Kinë, me të ardhurat deri 30 për qind nga viti në vit, respektivisht në 8.79 miliardë dollarë.

Shitjet në Amerikë kanë shënuar rritje për 7 për qind ose 20.23 miliardë dollarë, ndërkohë që Evropa u rrit me 3 për qind dhe gjeneroi 10.84 miliardë dollar.

Japonia gjithashtu ka treguar rritje të shëndetshme me 10 për qind ose 4.32 miliardë dollarë për kompaninë Apple.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme