Apple fillon betejën kundër varësisë së përdorimit të iPhone nga fëmijët

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 12:52 | Nga

Dy aksionarë të gjigantit amerikan Apple, të shqetësuar nga ndikimet mbi shëndetin mendor të përdorimit të tepruar të iPhone, kanë kërkuar kryerjen e një studimi në lidhje me varësinë e fëmijëve ndaj telefonave smartphone.

“Ka një numër gjithnjë në rritje të provave që dëshmojnë se për të paktën disa nga përdoruesit e rinj më të zellshëm, mund të ketë pasoja negative të pavullnetshme mbi shëndetin”, shkruajnë invvestitorët Jana Partners LLC dhe Fondi i Pensioneve të Mësuesve Kalifornianë (Clastrs), në një letë që mban datën e 6 janarit.

Shqetësimi i madh shoqëror do të prekë me shumë mundësi në një moment të dhënë vetë Apple, paralajmëruan këta dy investitorë që zotërojnë rreth dy miliardë dollarë aksione tek Apple.

“Të luftosh në këto momente problemin do të rrisë vlerën për një afat të gjatë për të gjithë aksionerët”, theksuan ata në letrën e tyre të cituar më herët nga “Wall Street Journal”.

Gjiganti i teknologjisë amerikane propozon tashmë kontrolle të prindërve dhe mundësinë për kufizimin e aksesit në disa aplikacione dhe përmbajtje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme