Apple me iPhone që palohet

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:26 | Nga

Patently Apple së fundmi ka zbuluar se Apple ka aplikuar për një patentë e cila do t’i mundësojë kompanisë krijimin e një telefoni të palueshëm.

Aplikimi është bërë shumë kohë më parë mirëpo vetëm së fundmi është aprovuar.

Patenta përfshin një dizajn që duket i ngjashëm me Nintendo DS dhe 3DS mirëpo ka shumë më shumë fleksibilitet në mënyrën së si palohet pajisja.

Sipas raportit të publikuar, Apple do të përdor nanotube karboni për të mundësuar lakueshmërinë e këtij iPhone.

Këto komponenta janë të përshtatshme për të krijuar fleksibilitet në pajisje dhe të parandalojnë thyerjen, thuhet në deklaratën e patentës.

Kompanitë tjera si LG poashtu kanë shfaqur më parë telefona të lakueshëm. Muajin e kaluar, Apple ka pasur rënien e parë vjetore të shitjeve në 15 vjetët e fundit.

Ndërkohë në shtator, kompania ka zbuluar dy telefonat më të rinj, iPhone 7 dhe 7 Plus.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme