Apple vlerësohet si “Kompania e Vitit” nga PETA

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Grupi për të drejtat e kafshëve PETA ka vlerësuar vendimin e gjigantit të teknologjisë amerikane Apple për heqjen dorë nga përdorimi i lëkurës tek produktet e saj.

Për këtë, Apple u vlerësua nga PETA si “Kompania e Vitit” për përpjekjet e kompanisë për “ndryshimin e industrisë”.

“Në një ndryshim të madh prej kohëve të vjetrave ku përdorej lëkura e lopës dhe e krokodilit, miliona ora të shitura vitin e ardhshëm nuk do të jenë me lëkurë, falë vendimit të Apple për heqjen e lëkurës së kafshëve në produktet e tyre për të zgjeruar përdorimin e materialeve të ricikluara”, shkruante PETA në një deklaratë.

Apple është kompania më e madhe në botë për nga kapitali i tregut dhe vitin e kaluar shiti më shumë se 50 milionë orë inteligjente.

Të ngjashme