Aprovohen 10 milionë euro të reja si ndihmë e drejtpërdrejtë për bujqit

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 09:02 | Nga

Në seancën e 19-të mbrëmë Qeveria dha pajtim për shpallje për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe deri në tre dhe mbi 3 hektarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë janë sjell ndryshime të Propozim-programit për mbështetje financiare në bujqësi si dhe Programin për zhvillim rural me të cilët do të ndahen 10 milionë euro të reja mbështetje e drejtpërdrejtë për bujqit.

Siç informon pres-shërbimi qeveritar, para ministrave ishte edhe informacioni për prodhimtari të pritur dhe blerje të grurit dhe elbit.

Janë sjell konkludime me të cilat obligohet MBPEU të përpunojë propozim program për ndryshim dhe plotësim të Programit për mbështetje financiare të bujqësisë në vitin 2017 dhe Propozim për pagesa të drejtpërdrejta për vitin 2017, njofton AIM.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme