Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka konfirmuar se Këshilli i Ministrave të Jashtëm ka aprovuar kërkesën e Kosovës për avancim të statusit të vendit të asociuar në Frankofoni.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një reagimi në twitter.
“Kërkesa e Kosovës për të ngritur statusin nga një anëtar vëzhgues në anëtar asociues në Frankofoni, është aprovuar nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm. Një hap i madh përpara për Kosovën dhe për bashkëpunimin me Frankofoninë”, ka shkruar Pacolli.
Në Jerevan të Armenisë kanë filluar të martën aktivitetet e Frankofonisë. Gjatë ditës së djeshme Paoclli ishte takuar edhe me Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Chagnon, dhe Sekretarin e Përgjithshëm e Asamblesë Parlamentare, Jaques Krabal.