Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, miratoi koncept-dokumentin për Kinematografinë, raporton Ekonomia Online.
Zv. ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, tha se janë paraparë një mori masash për avancimin e kornizës ligjore të cilat garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës.
“Programi i qeverisë ka paraparë një mori masash për avancimin e kornizës ligjore të cilat garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës. MKRS-ja në kuadër të planit vjetor të punës, përkrahja e krijimtarisë kulturore, lista e koncept dokumenteve ka paraparë hartimin e koncept-dokumentit për Kinematografinë dhe kërkoj ta miratoni”, tha Morina-Bunjaku.