Aprovohet vaksina e dytë kundër virusit Ebola

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Një vaksinë e dytë kundër virusit Ebola do t’ju ofrohet rreth 50,000 personave në Republikën Demokratike të Kongos, si pjesë e një testimi klinik madhor.

Vaksina Johnson & Johnson (J&J) do të përdoret së bashku me një vaksinë të bërë nga Merck, e cila tashmë është dhënë për rreth 250,000 persona.

Vaksina e Merck tashmë është aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Komisioni Evropian ka aprovuar gjithashtu vaksinën.

Vaksina e J&J, e cila administrohet në dy doza 56 ditë larg njëra-tjetrës, do të jetë e disponueshme për të rriturit dhe fëmijët mbi një vjeç, që jetojnë në dy zona të qytetit të Gomas në Kongo.

Më shumë se 2,100 njerëz kanë vdekur në Kongo, në shpërthimin e dytë më të madh të Ebolës.

Të ngjashme